Milano, Engjëlli i veriut

01/02/2020 10:02 PM 0 komente

Qyteti i dytë i Italisë pasqyron pjesën tjetër të vendit. Milano po lulëzon sërish

Maria Teresa Giussani jeton në Seregno, 28 km (17 milje) larg Milanos, dhe shkon në punë me makinën e saj në rajonin qendror të modës, sepse kompania që ajo zotëron, e cila tregton uniforma shkollore, i ka aty zyrat e saj. “Dhjetë vjet më parë, mua më duhej të nisesha në orën 7:15 të mëngjesit për të shmangur trafikun, shkruan The Economist. Ndërsa tani, më duhet të dal nga shtëpia në orën 6:15 të mëngjesit. Nëse dal nga shtëpia, qoftë edhe dhjetë minuta më vonë, e quaj të humbur betejën me trafikun”, shprehet ajo. Programi i ndryshuar i mëngjesit i znj. Giussani është një ndër efektet e panumërta anësore të një bumi që e ka veçuar Milanon nga pjesa tjetër e Italisë, ende duke luftuar për t’u rikuperuar nga kriza financiare e një dekade më parë.

“Ky qytet po përjeton një ringritje të madhe”, shprehet James Bradburne, drejtori me origjinë kanadeze në një prej muzeve më të njohur të artit në Milano, Pinacoteca di Brera. Midis 2014 dhe 2018, sipas federatës rajonale të drejtuesve, Assolombarda, prodhimi i Milanos u rrit me 9.7% – më shumë se dyfishi i nivelit kombëtar. Çmimet e pronave janë rritur. Të gjithë turistët apo personat që vijnë nga qytete të tjera paguajnë 400 euro (446 dollarë amerikanë) në javë për të marrë me qira një dhomë të vetme, banorët ofruan 50% më shumë sesa paguanin për pronat e blera katër vjet më parë dhe firmat e mallrave luksoze paguajnë 1 milion euro në vit ose më shumë për një outlet në galerinë “Vittorio Emanuele II”, e cila lidh teatrin “La Scala” me sheshin e katedrales. Qendra e Milanos pasqyron një ndërthurje të pasurisë së jashtëzakonshme dhe dizajnit të sofistikuar. Dhe jo vetëm qendra: dikur Porta Genova ishte një rajon me ndërtesa në gjendje shumë të keqe, ndërsa sot në të ndodhet godina e “Deloitte”; një shtëpi shumë e njohur e modës, “Armani”; dhe një muze i kulturave botërore në një fabrikë të konvertuar me një restorant që krenohet me tre yje “Michelin”.

Qiellgërvishtëset e reja janë të shumta në numër dhe prosperiteti që ato reflektojnë ka përkuar me një ringjallje kulturore. Z. Bradburne ka rigjallëruar Brera-n me një sërë programesh inovative, duke përfshirë që nga fëmijët e deri tek ata që vuajnë nga Alzaimeri. Çfarë ndodhi? Shumica e milanezëve përmendin efektet katalitike të World Expo 2015. Giuseppe Sala, biznesmeni që u caktua në krye të projektit, u vlerësua gjerësisht për suksesin e tij. Tani, kryebashkiaku i majtë ia atribuon këtë progres të lartë të Milanos, zhvillimit të pronave të nisura që në kohën kur ishte në detyrë paraardhësi i djathtë, Gabriele Albertini. Por, ai pranon gjithashtu edhe efektet që pati World Expo 2015: ai ua riktheu milanezëve ndjenjën e krenarisë për qytetin e tyre, i cili kishte kohë që e kishte humbur shkëlqimin e tij. “Dhe pikërisht kjo shpalosi pikat e saj të forta përpara botës.

Turizmi ka shpërthyer. Numri vjetor i vizitorëve në Milano është rritur nga 6 milionë, në më shumë se 10 milionë që nga zhvillimi i World Expo 2015. Kryebashkiaku pranon se ajo që disa po e quajnë si “mrekullia milaneze” ka shkaktuar probleme. Sipas tij, më i rëndi është ai ambientalist. Ai ka ndaluar automjetet me nivel të lartë ndotjeje, deri në 70 për qind, duke ofruar incentiva për zëvendësimin e të gjithë flotës aktuale të autobusëve, me autobusë elektrikë. Bumi ka krijuar gjithashtu një ndarje midis rajoneve të pasura dhe atyre të varfra.

Papa Françesku bëri me dije që ndalesa e tij e parë në Milano do të ishte në një zonë jo shumë të njohur dhe me një popullsi të madhe emigrantësh. Z. Sala thotë se investitorët janë shprehur se do të investojnë rreth 12-13 miliardë euro në drejtim të zhvillimit të pronave në qytet, dhe se shumica do të shkojnë në zonat periferike për të siguruar akomodim me çmime të arsyeshme. Prezantimi i radhës i Milanos para botës do të jetë ai në vitin 2026, kur ky qytet do të jetë një nga vendet mikpritëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2026, së bashku me Cortina d’Ampezzo. Duket e pamundur që një shkëlqim i tillë të zbehet shpejt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of