Gjermania do të përballet me një mungesë të vaksinave kundër koronavirusit deri në Prill, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, ndërsa bëri thirrje për një samit me udhëheqësit e shtetit për të diskutuar mbi vaksinimet ndërsa qeveria u përball me kritika të reja mbi ritmin e ngadaltë të shpërndarjes.
“Ne do të kemi akoma të paktën edhe 10 javë të vështira me një mungesë vaksine,” tha Jens Spahn, duke shtuar që takimi duhet të përqendrohet në mënyrën se si Europa duhet të marrë pjesën e saj të dozave dhe çfarë mund të bëhet për të mbështetur procesin.
Të martën, Spahn mbështeti propozimet e Bashkimit Evropian për të ngritur një regjistër të eksporteve të vaksinave, ndërsa tensionet janë rritur, pas njoftimit të AstraZeneca dhe Pfizer për ndërprerjet e papritura të furnizimit vetëm një muaj pasi BE filloi vaksinimin e qytetarëve.
Gjermania raportoi 17,553 raste të reja me koronavirus sot dhe 941 vdekje. Shkalla e incidencës shtatë-ditore ra nën 100 raste për 100 mijë banorë për herë të parë që nga fundi i Tetorit.
Spahn ka thënë që nëse rastet vazhdojnë të bien, shkollat dhe çerdhet duhet të hapen të parat pas një bllokimi që aktualisht do të zgjasë deri më 14 shkurt.
Gjermania po përgatit gjithashtu kufizime hyrëse për udhëtarët nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, tha ministria e brendshme dhe shpreson të vendosë deri të premten ndërsa shqetësimet rriten për përhapjen e varianteve të reja të virusit./Reuters