Ministri i Shëndetësisë: Gjermania mund të parandalojë një valë të dytë të Covid-19

13/07/2020 2:18 PM 0 komente

Gjermania mund të parandalojë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë nëse njerëzit qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve verore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Spahn tha në një konferencë shtypi se është e rëndësishme të qëndrosh vigjilent kur udhëton jashtë, ndërsa tregoi se ishte i shqetësuar nga fotot që shfaqnin pushuesit gjatë fundjavës duke injoruar rregullat e distancës sociale.

“E kuptoj padurimin, por aty ku ka grupe, rreziku i infeksionit është veçanërisht i lartë,” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi veçanërisht tani në sezonin e verës për të parandaluar infeksionet. Ne nuk duhet të presim automatikisht një valë të dytë në vjeshtë dhe dimër. Së bashku, si shoqëri, ne mund ta parandalojmë atë, siç kemi bërë një herë më parë: thyem valën dhe mbajtjen nën kontroll pandeminë”.

Mbi 15.5 milionë njerëz kanë instaluar aplikacionin e paralajmërimit të koronavirusit në Gjermani dhe mbi 500 mijë persona u testuan javën e kaluar si të dyshuar me Covid-19, niveli më i lartë që prej fillimit të krizës./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of