Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes së Tregut 2023-2030
Takimi i parë i Grupit Ndërinstitucional të Punës me përfaqësues nga një sërë institucionesh u drejtua nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia.
Ky dokument strategjik do të shërbejë për të identifikuar të gjithë treguesit e mbrojtjes së konsumatorit që mungojnë, ose që duhet të forcohen, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i MSA-së.
Tri shtyllat ku do të mbështetet kjo strategji janë:
✅Siguria e produkteve ushqimore dhe e produkteve jo-ushqimore; barnat për përdorim njerëzor; kozmetika; fusha e infrastrukturës së cilësisë; mbikëqyrja e tregut; etj.
✅Mbrojtja e konsumatorëve sa i përket praktikat tregtare; zbatimi i të drejtave të konsumatorëve; zgjidhja alternative dhe online e mosmarrëveshjeve; mjedisi; turizmi; digjitalizimi; etj.
✅Informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.