Blerja e truallit do të bëhet sipas ligjit nr.10270, dt 22.04.2010, i ndyshuar. Dokumentacioni do të dorëzohet në Ministrinë e Financave, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ( për Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjës së Pronave Publike) Tiranë.
Në bazë të këtij ligji afati i fundit i blerjes së truallit është data 31.12.2012. Pas këtij afati në rast se nuk është blerë trualli i objekteve nga pronarët apo dorëzimi i kërkesës për blerje trualli, fillon zbatimi i pagesës së taksës për të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror si dhe vjelja e detyrime të papaguara të qirasë së përdorimit të truallit nga data e privatizimit apo ndërtimit të objekteve deri më datën 07.06.2010, sipas financave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.