Ministria e Shëndetësisë porosit 100 mijë vaksina kundër gripit

07/11/2019 1:40 PM 0 komente

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSh ka porositur 100.000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat do të sigurohen përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.

“Vaksinat e porositura pritet të arrijnë në Kosovë në ditët e para të dhjetorit”, thuhet në njoftim.

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

“Vaksinat janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërkaq, i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe do t’i mbajë ata të informuar në vazhdimësi, përfshirë këtu edhe informimin për arritjen dhe shpërndarjen e vaksinave.

“Vaksinat e blera nga MSh-ja do t’i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës”, përfundon njoftimi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of