Ministria e Sipërmarrjes propozon krijimin e Qendrës Kombëtare për regjistrimin e fermerëve

13/01/2020 1:00 PM 1 koment

Ministria e Sipërmarrjes pas disa tryezave me sektorë të ndryshëm gjatë vitit 2018 i ka propozuar qeverisë se fundmi ngritjen e një Qendre Kombëtare për regjistrimin e Agrobiznesit.

Qendra, e cila do të ketë funksion të ngjashëm me QKB (Qendrën Kombëtare të Biznesit) do të ofrojë lehtësira në regjistrimin e mijërave njësive bujqësore që sot e ushtrojnë ë aktivitetin tërësisht në informalitet.

Ministria e Sipërmarrjes përllogarit se në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznesit operojnë mbi 350 mijë ferma. Aktualisht rreth 10% e tyre janë të pajisura me NIPT, dhe kanë mundësi për të krijuar marrëdhënie formale me tregun, për marrëdhënie me AZHBR për të përfituar mbështetje nga politikat lehtësuese të qeverisë, si dhe me institucionet tatimore dhe kësisoj mund të konsiderohen të formalizuara.

Pjesa e mbetur prej 90%, parë në këtë kontekst aktualisht konsiderohet e pa formalizuar. Megjithëse ka një kërkesë të ligjit për tu regjistruar, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor nuk mund të regjistrohen mbasi programi QKB nuk ka të parashikuar asnjë opsion për regjistrimin e tyre.

Me qëllim që fermerët të akses në formalizim, Ministri Shqalsi propozon që Qendra e regjistrimit të fermerëve do t’i shërbejë Qeverisë për formalizimin e shpejtë dhe përfundimtar të fermerëve, fermave, subjekteve të agrobiznesit në zonat rurale.

Kjo qendër do të shërbejë në veçanti për një përmirësim rrënjësor të procesit të gjurmueshmërisë në fushën e zhvillimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznesit. Gjithashtu do t’i shërbejë sektorit privat dhe qeverisë për të përmirësuar e mbështetur politikat lehtësuese të financimit, të kooperimit dhe ato fiskale, për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit.

Institucionit të tatimeve do t’i mundësojë e lehtësojë shumë zbatimin e politikave për shtrirjen në shkallë të gjerë të TVSH. Përveç formalizimit dhe detyrave të tjera specifike që mund të realizojë Qendra Kombëtare e Agrobiznesit, do t’u krijojë institucioneve publike si zyrave të statistikës, të tatimeve dhe doganave, AZHBR, një vizion të ri, për të përmirësuar ndjeshëm efiçencën e veprimtarisë së tyre në dobi të mbështetjes me transparencë të fermerëve, fermave, SHBB, Federatave të SHBB dhe subjekteve të agrobiznesit të angazhuara për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri.

Projekti i Ministrisë së Sipërmarrjes për Bujqësinë përqendrohet në hartimin dhe krijimin i platformës elektronike për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri, e cila do të mbështetet në tre shtyllat e mëposhtme:

– Karta Elektronike e Fermerit

-Regjistri Elektronik i Fermës dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor

– Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Agrobiznesit

Për të arritur këtë qëllim duhet ristrukturimi i objektivave të projektit ekzistues në MBZHR për përshpejtimin e procedurave të përfundimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar të Fermës dhe Amendimi i ligjit 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, përgatitja dhe miratimi i një vendimi qeverie për regjistrimin e fermerëve, fermave, SHBB dhe Federatave të tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Agrobiznesit.

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Çezar Agimi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Çezar Agimi
Guest
Çezar Agimi

Per fermeret e Shqiperise se pari sot nuk mund te thuash se jane 350 mije te tille . Se dyti ata nuk kane nevoje per te ashtuquajturen BUJQESI SOCIALE …???????!!!!!!!! , nje term ky qe ngjan te jete nje shpikje alla shqiptare per tu tallur me shumicen e tyre , e qe duket i sajuar se fundi nga shoqatat e fermereve dhe prof.dr-at e shtuar shume numerikisht e me rroga te majme kohet e fundit ne fushen e bujqesise . Dhe se treti nje ” qender kombetare te rregjistrimit te fermereve ” …????!!!! synon te fusi ne rregjimin e taxave… Read more »