Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj komentoi zhvillimet kryesore ekonomike këtë fund vit. Konferenca vjen fill pas publikimit të rritjes ekonomike të tremujorit të tretë nga INSTAT. Sipas Ministres Denaj, ky përshpejtim ishte i pritshëm. Referuar shifrave të deri më tanishme Denaj u shpreh se turizmi ishte një faktor kryesor në përshpejtimin e rritjes ekonomik. “Kjo performancë e ekonomisë shkon në një linjë me performacën e tregut të punës. Gjithashtu punësimi ka qenë në rritje gjatë tremujorit të tretë dhe rritja ka ardhur nga pjesëmarrja në shkallën e punës. Konsumi final i popullatës ishte 3.9% dhe ne presim që të kemi një rikthim në normat e rritjes prej 4% të PBB-së në 2020,”- u shpreh Ministrja.
Ministrja u ndal edhe në Buxhetin 2020, i cili ka për synim ruajtjen e parametra fiskale, duke pasur një buxhet të fokusar në rindërtim dhe investime në vazhdimësi për çdo qytetar.
“Indikatorët e synuar në Buxhetin 2020 do të jenë: Ulja e borxhit në nivelin e 64.8% të PBB-së, deficitit prej 2.2% PBB-së, Investime Publike jo më pak se 4.55% të PBB, dhe një bilanc primar pozitiv në nivelin prej 0.1% të PBB-së”, tha Denaj. Fokusi, sipas saj, do të jetë ofrimi i shërbimeve dhe realizimi i prioriteteve strategjike.
Në lidhje me faturën financiare të tërmetit Ministrja u përgjigj se tashmë në buxhetin e 2020 është akorduar një fond prej 20 miliardë lekë që do të mbështsë Programin e Rindërtimit.
Lajm i mirë për pensionistët, duke akorduar bonusin e pensionistëve në masën prej 3.000 lekë, në një vit jo të lehtë siç e cilësoi edhe Ministrja. Fondi për shpërblimin e pensionistëve u mundësuar nga kursimet e këtij vitit dhe nuk do të prekë zëra të tjerë në buxhet. Prandaj ka qenë edhe më i reduktuar.
Ministrja u ndal edhe te projekti i fiskalizimit. “Kaluam këtë vit në Komisionin e Ekonomisë ligjin e fiskalizimit që është i rëndësishëm. Afati kohor, fillon në 2020 me disa faza tranzicioni. Fillimi i përdorimit të këtij instrumenti nga bizneset pritet të finalizohet në qershor 2021. Objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i informacionit i ardhur në Drejtorinë Tatimorë është qëllimi kryesor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.