Do të duhen disa javë për të shqyrtuar Yanis Varoufakis. Greqia zvarritet në eurozonë, fati i saj është një çështje diskutimesh të egra mes ministrave të financave të eurozonës. Deri pak kohë më parë Varoufakis ishte një prej tyre, duke qenë pa dyshim njeriu më acarues dhe me vetësiguri më të lartë në dhomë. Tani ai lëshon helm ngado, hedh baltë mbi një marrëveshje që ai beson se do ta zhysë vendin e tij në një mjerim të mëtejshëm, të cilin ai e kishte parashikuar.
Por, a e kishte parashikuar ai? Kjo është ajo që nuk do të shqetësojë këdo që do të lexojë Minotaurin Global, polemikën që ai e ka përditësuar për ndeshjen e fundit të krizës. Për fat të keq ajo është shumë larg çdo aktgjykimi të qartë, duke siguruar materiale të mjaftueshme vetëm për të konfirmuar paragjykimet e atyre që janë të përfshirë në të dyja anët e argumentit, komenton Giles Wilkes i Financial Times.
Ata që e shohin Greqinë si shtetin ekuivalent përfitues të mirëqenies duhet vetëm të kthehet në shpjegimin se çfarë e shqetëson Evropën. Normat letargjike të rritjes nuk lidhen me punësimin jo fleksibël apo përfitimet bujare të pagesave por me “mënyrën se si pjesa më e madhe e Evropës po bëhej peng i suficitit gjerman”. Duke prodhuar gjithmonë shumë dhe duke konsumuar pak, gjermanët dëmtojnë projektin evropian përmes refuzimit të tyre për të lejuar një “mekanizëm global të riciklimit të suficiteve ” – një frazë që njihet me akronimin GSRM.
Nuk është ekzagjerim ta përshkruash këtë libër si një përpjekje për të modeluar ekonominë botërore sipas GSRM. Për ata që kanë tepricë, kjo do t’i bëjë të ndihen të dëmshëm. Ata e shohin atë si një shenjë të virtytit dhe të kursimit, jo si një shenjë të kërdisë financiare. Për veshët e gjermanëve, çdo thirrjeje për të shpërndarë tepricat i vjen era si një endacak që kërkon ndryshime të forta për buxhetin e tij të uiskit. Dikush mund të imagjinojë Wolfgang Schäuble, ministrin gjerman të Financave, duke paralajmëruar: “. Kujdes grekët me mekanizimin e riciklimit të tepricave “
“Minotauri global” i titullit nuk është Gjermania, por deficitet binjake të SHBA-ve. Ashtu si koka e përbindëshit dem të Kretës u ushqye me mish njerëzor, po ashtu dhe SHBA-ja deri kohët e fundit ishte në qendër të një sistemi që çonte kapitalin drejt Wall Street. Kjo u interpretua atëherë si kërkesë ekonomike – një GSRM e forcës djallëzore, duke e mbajtur ekonominë në këmbë për dekada të tëra, por e dënoi drejt vetë-shkatërrimit. Përgjatë rrugës, ky Minotaur është vendosur për të shpjeguar gjithçka që acaron polemistin e majtë. Bumi i blerjeve e shitjeve në Wall Street, buxheti amerikan i mbrojtjes, Walmart – të gjithë ishin vetëm shërbëtorët e krijesës.
Shkatërrimi i minotaurit nga një stuhi që e shkaktoi vetë krahasohet haptazi me paqëndrueshmërinë e kërkesës botërore. Pikërisht këtu saga e Greqisë dhe eurozonës ri-hyn në përrallë. Ajo që Gjermania ka ndërtuar është një sistem i normave fikse të këmbimit, pa ndonjë mjet për të ricikluar tepricat drejt vendeve të deficitit.
Pavarësisht teorive konspirative dhe mungesës së logjikës ekonomike, diagnoza bazë mund të jetë korrekte: pa një valë të rritjes të kërkesës së jashtme, eurozona ka dështuar në shpërndarjen e shpenzimeve në mënyrë eficiente brenda kufijve të saj, me krizën që ka qenë rezultati i pashmangshëm i kësaj.
Kjo duhet të kuptohet në kryeqytetet e Evropës, që duhet të kuptojnë drejt nevojën për ndihmë. Në vend të kësaj, ka pasur vetëm një kthesë të mëtejshme drejt masave shtrënguese. Po, reforma është e nevojshme – dhe Varoufakis nuk duhet ta anashkalojë këtë. Por egërsia e qasjes gjermane, e ngjashme me kërkesën për të kthyer një maratonomak që zvarritet sërish në garë, duket si një tepricë ekonomike, që përdoret si armë e detyrimit. Nëse do të ketë edhe më sjellje më të tillë, ky nuk do të jetë edicioni i fundit i librit të Varoufakis me ‘komplote në mendje’.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.