Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2.7 miliardë euro, 8.7 për qind më shumë krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë. Nga ky buxhet, për herë të parë do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.
Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe miratuar Projektligji i Buxhetit për vitin 2022.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këso buxhet asnjëherë më parë nuk ka pasur Kosova.
“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, tha ai.
Kurti thotë se vetëm në shtatë muaj janë arritur suksese të mëdha me këtë qeveri.
Nga ky buxhet, për herë të parë do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Kurti ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.
Kryeministri Kurti ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.
Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin
“Do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve me këtë buxhet. 45 milion euro për të mbështetur lehonat. Kemi bërë studime falas 2000 bursa shtesë. Kemi shtuar 35 milion euro të skemave sociale. Kemi shtuar 24 milion euro buxhet për sigurimin e barnave. Kemi ndarë 20 milion euro për të rinjtë. Kemi rritur buxhet për kulturë rini dhe sport. Kemi rritur buxhetin për bujqësi mbi 70 milion euro. Prodhuesit do ti mbështesim me 40 milion euro. 40 milion për investime në Trepçë e Telekom. Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit. Mbi 100 milion euro për ushtri. Këto e shumë investime tjera janë bërë të mundur në 6 muaj qeverisje”.
Kurti thotë se buxhetin e tillë do të bashkohen Prizreni e Tetova dhe do të ndihmohet edhe Lugina e Preshevës.
”Kemi shtuar 24 milionë euro shtesë për sigurimin e barnave esenciale. Do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë të dy qytetet. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”. tha Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.
“Projektbuxheti i vitit 2020 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike pas COVID-19, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, riorientimin e ekonmosië drejt prodhimit dhe eksportit dhe përkrahjen e punësimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Si tërësi buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë vlerën e 2,748,000,000 duke shënuar një rritje prej 8,7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.