Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë miratuar pagat minimale për 9500 përfitues. Paga minimale e përfituesve do të shpërndahet nga nesër në llogaritë bankare.
“Dua të ve theksin se janë miratuar 9500 pagat e para të luftës të biznesit që nuk punon dot, që neser nis përfitimi dhe kështu vazhdon deri në fund të javës për rreth 60 mijë përfituesit”, tha Rama.
Kryeministri lajmëroi se nga 15 prilli do të shtohet numri aktiviteteve që do të mund të nisin punën.
Sipas të dhënave të Drejtorisë të Tatimeve, deri tani kanë aplikuar 36.419 biznese dhe 61.120 punonjës. Në total janë verifikuar 8.412 kërkesa biznesesh dhe për 14.348 punonjës. Ndihma është miratuar për 6.273 biznese dhe 10.592 punonjës.
Aplikimi online mundësoi që të vetëpunësuarve dhe të punësurve te biznesi i vogël përgjigja t’u vijë në sistem nëse është miratuar aplikimi apo jo. Miratimi del me jeshile. Refuzimi me të kuqe dhe jepen dhe arsyet.
Në total Ministria e Financave ka thënë se do të përfitojnë 60 mijë të punësuar, të vetë punësuar në biznesin e vogël që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura nga Ministria e Shëndetësisë. Në total janë 176 mijë të punësuar në bizneset e vogla. Po vetëm një e treta pritet të përfitojnë.
Lexo edhe këtë: 176 mijë të punësuar në biznesin e vogël, sot lista e aktiviteteve, që përfitojnë nga paga e luftës (60 mijë persona)
Sipas udhëzimit të drejtorisë të përgjithshme të Tatimeve, nga 1 prilli, subjektet, që plotësonin kriteret, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve. Pasi formulari plotësohet, secili subjekt e ngarkon atë tek rubrika “Çështjet e mia”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.