Mirëmbajtja e rrugëve, shpallen fituesit për Rajonin Verior, ofertat 2.7 milionë euro

14/12/2020 11:00 AM 0 komente

Mes një vale të gjatë ankesash nga kompanitë pranë Komisionit të Prokurimit Publik për proceduat e mirëmbajtjes së rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vazhduar me shpalljen e fituesve. Këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u dhanë detaje mbi kompanitë fituese lidhur me procedurën  “Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Verior“ (e ndare ne 2 Lote), rishpallje, me fond limit te marrëveshjes kuadër 341 milionë lekë”. Dy ofertat fituese kanë një total prej 2.7 milionë euro.

Fituesi sipas ARRSH është Curri sh.p.k për lotin 9 që përfshin segmente “KukësBushtricë (Vasie), K/Rruge Domaj-Draj Rec, (Kufi me Peshkopinë) “, që kishte një fond limit 146.4milionë lekë dhe oferta fituese është me një diferencë minimale nga fondi limit.

Kurse për lotin 2 të të njëjtës procedurë që përfshin mirëmbajtjen në segmente të tilla si  “Q.Mali Fierzë”, me fond limit 195 milionë lekë ka si fitues bashkimin e operatorëve “MARÇELI”& “SHPRESA-AL”ku sërish oferta e shpallur fituese është me një diferencë të papërfillshme nga fondi limit.

Teksa ARRSH ka vijuar me procedurat e tjera në Komisionin e Prokurimit Publik kanë vijuar ankesat nga operatorë të ndryshëm dhe data e fundit që është regjistruar një e tillë është ajo 11 dhjetor 2020. Bëhet fjalë për një procedurë të rajonit qendror dhe saktësisht loti 3 “Mirëmbajtje me performancë Tiranë-Dajt-Qafe Mollë-Bizë, Qafë Priskë-Shkallë-Shëngjergj, Uzina e Traktorit-Lanabregas, Sauk-Farke”. Ndëkrohë që në datë 1 dhjetor ishte një tjetër ankesë po për të njëjtin rajon dhe saktësisht segmenti K/Sauk-Sanatoutium, Sauk – km29-rot. Re Shijon-Ura e Zaranikes, km22-Qyteze Krrabe-Objekti X, rotondo Sauk-Sauk I Vjetër, Ura e Farkës-Baldushk-Mustafa Koçaj, Vaqarr-Vishaj.

Ndërkohë që gjatë muajit nëntor ishin të paktën shtatë procedura të ankimuara në KPP ku përfshihen procedura të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Bashkive të cilat kanë për disa segmente sekondarë rrugorë ndarje të mirëmbajtjes dimërore ose asaj të performancës që konsiston edhe në ndërhyrje e rehabilitime.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of