Mirëmbajtja me performancë e rrugëve, ARRSH 40 milionë euro për dy rajone

16/07/2020 12:00 PM 0 komente

Mirëmbajtja me performancë e rrugëve një model i nxitur dhe mbështetur nga Banka Botërore do të aplikohet në vazhdim edhe për katër vite të tjera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një procedurë prokurimi e këtij institucioni, e hapur së fundmi, me një fond limit rreth 40 milionë euro përfshin dy rajone atë Jugor dhe atë Verior respektivisht secili i ndarë në 13 dhe 14 lote. Secili prej këtyre loteve përfaqëson një segment rrugor që janë kryesisht rrugë sekondare të cilat do të kalojnë në procesin e mirëmbajtjes rutinore gjatë dimrit në bazë performance.

Konkretisht në rajonin e Jugut do të mirëmbahen për një periudhë 4 vjeçare 13 rruge:

  1. Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet + rruga Valare – Erind – Çajup + rruga K/Dhuvjan – Libohovë 2  K
  2. Përmet – Çarshove + rruga Çarshove – tre urat (dogane) + rruga Çarshovë – Leskovik 49.5 km
  3. Korce – Erseke + rruga unaza Erseke – Erseke + rruga K/Boboshtice – dardhe 54,5 km
  4. Korce – Voskopoje + rruga Bilisht – Baban – Hocisht + rruga ura Baban – qendra Baban 28.3 km
  5. Sarande – Butrint + rruga Metoq – Çuke – Pllake – Xarre + rruga Cuke -kanali i Cukes 39.4 km
  6. k/Muzine – Delvinë + rruga Delvinë – Qafë gjashtë + rruga ura Kardhiq – Prongji + rruga Vergo – K/Shijan  + rruga Vergo – Prongji (loti 4+5+6)  1  km
  7. Vlore (k/spital) – Peshkepi + rruga Peshkepi – Selenice + rruga Peshkepi – Vllahine +  Vllahine – Poçem – Povel + rruga Levan – Vlore (e vjetra)  76,7 km
  8. Tepelene – Dukaj  + rruga k/Salari – Sevaster + rruga Sevaster – qafe Dushk + rruga Sevaster – Kalivac + rruga Peshkepi – Gjorm + rruga Bypass Tepelene  84 km
  9. Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene  + rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez – marinez  70,2 km
  10. Berat – Çorovode + rruga Çorovode – Hambull + rruga Hambull – Rog 62,7 km
  11. k/Çerme – hyrje Divjake + rruga dalje Divjake – plazh Divjake + rruga Jeta e re – Kosove + rruga Bypass Fier – rrethrrotullimi Kolonje + rruga Fier – Seman plazh + rruga k/Pojan – Apolloni + rruga Bypass Fier  75,1  km
  12. Patos – Ballsh + rruga Ballsh – Fratar + rruga Ballsh – Aranitas + rruga kr/rruga nacionale – Bylis + rruga mMetohasim-Kafaraj  61,4  km
  13. Leskovik – Ersekë + rruga Leskovik – Tre Urat (dogane) 56.5 km

Në rajonin e Veriut do të mirëmbahen për një periudhë 4 vjeçare 14 rrugë:

  1. Koplik – Bogë, Dedaj – Razëm
  2. Mali-Fierzë
  3. Laç – Koman, H/Berdice- Velipojë, U.Bunës (E re)-Shirokë, Krye Bushat-B.Jugë, D/Barbullush-Kukël
  4. Lezhë- Ura e Matit (E trenit), Lezhë-H.Gjuetisë, D/Hoteli Gjuetise- D/Vain, D/Vain – Bilanc,  D/Balldre-B Juge,K.Balldre- Porta e Aviacionit
  5. Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit
  6. Ura e Zogut -Rreshen (Ura e Fanit), Ura e Matit (e trenit) – Ura e Zogut, K/Pllanë-U.Zogut, Ura e Matit (E trenit)- Nyja Milot
  7. Kukës-U.Zapotit, K/Kalimash – Lidhje me rrugen e Kombit , U.Drinit te Zi (Kukës) -Krumë
  8. Krumë-Q.Prushi, Golaj (K/Plepa) -Kam
  9. Kukës-Bushtricë (Vasie), K/Rruge Domaj-Draj Rec, (Kufi me Peshkopinë)
  10. Curri – Valbonë, U.Bujan – Q.Morinë (doganë), Sopot-Kernajë, Q.Mejdan -Tropoje-Bucaj
  11. Fierzë-B.Curri , B.Curri – Cërrnicë , D/Sopot-Kam
  12. Kuben- Vasie
  13. Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence
  14. Cerenecit – Klenjë,Trebisht-Dogane, Qaf Bualli-Kraste, Kthesa Lapidari-Lis,K/Rrugen Kombetare-Ulez

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of