Ministri gjerman i ekonomisë Sigmar Gabriel ka kritikuar ministrin e financave Volfgang Shable në një intervistë televizive se ka sugjeruar që Greqia mund të lërë përkohësisht eurozonën.
Schauble ka thënë se Greqia mund të marrë një ‘pauz’ pesë-vjeçare nga zona e euros për të adresuar problemet e saj ekonomike, por Gabriel sulmoi idenë duke shfaqur shenja të intensifikimit të tensionit brenda koalicionit mes Social Demokratëve të tij (SPD) dhe Konservatorëve të kancelares Angela Merkel mbi krizën e borxhit të Greqisë.
‘Sipas mendimit tim një sugjerim i tillë si një sugjerim gjerman nuk ishte aspak me vend,’ tha Gabriel, i cili është edhe zëvendës kancelar, gjatë intervistës së publikuar përpara transmetimit nga kanali ZDF.
Gabriel tha se Schauble, një anëtar i konservatorëve të Merkelit, e kishte provokuar SPD, partnerin e tyre të vogël të koalicionit.
‘Unë do të thoja se duhej vepruar ndryshe, sidomos pasi ai e dinte se ne Social Demokratët jemitë përgatitur për të folur për një ‘Grexit’ vetëm në rastin kur vetë grekët do e kërkonin dhe dëshironin dicka gjë të tillë,’ tha Gabriel.
Ndërsa Schauble ka thënë se propozimi u dakordua me partnerin e koalicionit, lideri i SPD, Gabriel tha se ai kishte mësuar në lidhje me detajet e propozimit vetëm pasi ai kishte qarkulluar në negociatat në Bruksel.
Gabriel gjithashtu tha se Schauble ishte në një ‘konflikt të madh’ me Merkel, e cila ka thënë se një dalje e përkohshme greke nga zona e euros nuk do të funksiononte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.