Plani i vënies në zbatim të strategjive tuaja fillon me evidentimin e mendimeve tuaja negative.
Çfarë kanë të përbashkët Oprah Ëinfrey dhe Mark Cuban? Përveç faktit që ata janë dy prej inflencuesve më të njohur mediatikë, ata i bashkon edhe fakti tjetër, që nuk i lanë pengesat që i dolën në fillimet e karrierës së tyre që t’i pengonin për të ecur më tej. Më poshtë do të lexoni katër strategji të cilat do t’ju vijnë në ndihmë:
1. Evidentoni mendimet negative
Të gjithëve na qëllon që të humbasim në mendime. Por nëse ju e kuptoni se mendimet tuaja mbizotërohen nga ato negative, atëherë është momenti i duhur për të vepruar dhe për t’i thënë atyre ndal. Pasi t’i keni evidentuar, mundohuni të gjeni burimin e tyre dhe të shkëputeni prej tyre dhe të fokusoheni në diçka tjetër.
2. Mos u ankoni, por zgjidhini problemet tuaja
Nëse ju do të ankoheni në vazhdimësi për problemet që keni dhe të mos bëni asgjë për t’i zgjidhur ato, atëherë të jeni të sigurtë se problemet tuaja vetëm do t’ju shtohen. Bëni një listë me të gjitha gjërat që ju shqetësojnë më shumë dhe përbri tyre vendosni zgjidhjen që mendoni t’i jepni. Pasi të keni vendosur zgjidhjen, ndajeni atë në disa objektiva dhe mundohuni që t’i realizoni ato që të gjitha.
3. Ushtrime fizike
Shkoni në palestër, bëni vrap, ecje, vetëm mos rrini pa u marrë me aktivitet fizik. Është një prej faktorëve kryesorë që do t’ju vijë shumë në ndihmë për të mbajtur larg mendimet negative.
4. Mos u tregoni të ashpër me veten tuaj
Shpeshherë ndodh që ne të tregohemi me të ashpër me veten tonë sesa me të tjerët. Por një gjë e tillë është totalisht e gabuar. Edhe në rastet kur ju analizoni sjelljen tuaj ndaj asaj të një kolegu tjetër mundohuni të jeni sa më objektivë të jetë e mundur. Dhe mos harroni, edhe disa prej njerëzve më të suksesshëm përballen me pengesa të shumta, por ajo që i diferencon ata nga të tjerët është fakti se ata nuk dorëzohen.
Burimi: The Enterprenuer