Mjaft më me raste Neymar. Kjo është politika e momentit në klubin e Barcelonës, ose ndryshe për të shmangur largimet e tjera të futbollistëve të rëndësishëm nëpërmjet pagimit të klauzolës së prishjes së kontratës.
Për këtë, në vitin e fundit, klubi blaugrana ka rishikuar klauzolat e lojtarëve të tij, për t’i përshtatur në treg, por mbi të gjitha për të mbrojtur veten nga episode të tjera si ai i Neymar që u largua nga Katalonja për tek Paris Saint – Germain.
Siç bën të ditur Mundo Deportivo, vlera e lojtarëve të Barcelonës në klauzola është thuajse 6 miliardë euro (5,885 miliardë).
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të Barcelonës
Ter Stegen: 180 milionë;
Cillessen: 60 milionë;
Pique: 500 milionë;
Umtiti: 500 milionë;
Lenglet: 300 milionë;
Sergi Roberto: 500 milionë;
Semedo: 100 milionë;
Jordi Alba: 150 milionë;
Vermaelen: 80 milionë;
Busquets: 500 milionë;
Rakitic: 125 milionë;
Arthur 400 milionë;
Vidal 300 milionë;
Samper: 50 milionë;
Coutinho 400 milionë;
Denis Suarez: 50 milionë;
Alena: 75 milionë;
Rafinha: 75 milionë;
Messi: 700 milionë;
Dembelè 400 milionë;
Malcolm: 180 milionë;
Luis Suarez: 200 milionë;
Munir: 60 milionë.