Një thënie thotë se “nuk është destinacioni, por udhëtimi ai që ka rëndësi”.
Dhe kjo është e vërtetë, pasi përvoja e bën një udhëtim të bukur dhe të veçantë.
Po flasim për udhëtime “on the road”, ata të cilët ju bëjnë të zhyteni në kulturën popullore dhe autentike të një vendi.
Bëni me ne një udhëtim nëpër botë, me mjete transporti të çuditshme, origjinale dhe vërtet të pazakonta….
Coco Taxi
“Ku po shkon, nëse nuk ke Coco Taxi” – është një nga shprehjet më të dëgjuara në kryeqytetin e Kubës, Havana. Taksia e bukur do t’ju çojë në lagjet më karakteristike të vendit, ku fëmijët kërcejnë në rrugë dhe vendasit ju ftojnë në shtëpinë e tyre për të pirë Rum.
Giunche
Giunche janë anije karakteristike dhe origjinale, të motorizuara, të ndërtuara sipas modelit të anijeve të vjetra antike. Nëse shkoni në Hong Kong, ju nuk duhet ta humbisni kurrsesi një udhëtim në të.
Treni magnetik
Jemi në Shangai dhe do të përshkojmë 33 kilometra në vetëm 7 minuta. Po si? Falë MagLev, treni që “fluturon” mbi binarët magnetikë, pa i prekur ata.
Jinrikisha
Jinrikisha është një mjet transporti shumë origjinal, mjaft i përhapur në Japoni, por vërtet i rrezikshëm. Ky mjet në të cilin pasagjeri qëndron ulur në mënyrë komode, drejtohet nga një person: Shafu. Jo rastësisht, ky mjet transporti është cilësuar i rrezikshëm për njeriun.
Feluca
Nëse jeni në Egjipt dhe doni të shkoni në vende si Luxor dhe Assuan, gjëja më e mirë që mund të bëni është të hipni në një Feluca – një anije me vela, prej druri.
Amfibus
Keni frikë nga uji? Shpresojmë që jo sepse në këtë rast do të humbisnit një udhëtim të mrekullueshëm me Amfibus. Jemi në Holandë dhe ai që duket një autobus normal dhe tradicional shndërrohet në një autobus amfib, duke transportuar njerëzit nga një anë e lumit te tjetra.
Jeepney
Janë shumëngjyrësh, origjinalë dhe përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë për Filipinet. Jeepney janë autobusë, që më parë kanë qenë jeep ushtarakë amerikanë, të cilat i mbetën popullit filipinas gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendasit u kanë dhënë jetë këtyre jeep-ave, duke i shndërruar në mjete karakteristike transporti.
Segway
I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky mjet është shndërruar një nga të preferuarit e turistëve për të lëvizur në qytet. Po ju a keni guxim ta provoni?