Kompania amerikane e bioteknologjisë “Moderna” beson se vaksina e saj do të mbrojë njerëzit kundër koronavirusit të paktën për një vit.
“Ne presim që efekti i vaksinimit të zgjasë të paktën një vit”, tha zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Tal Zaks.
Vaksina kundër virusit nga Moderna është një nga dy vaksinat e autorizuara për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA).
Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech gjithashtu kanë autorizim për përdorim urgjent.
Kompania do të duhet të testojë për të parë nëse shtimi i një doze të tretë, mund të zgjerojë mbrojtjen, tha Zaks.
Aktualisht, vaksina bëhet e ndarë në dy doza më një muaj distancë.
Meqenëse të dy vaksinat u zhvilluan vetëm gjatë vitit të kaluar, askush nuk e di me saktësi se për sa kohë do të mbrojnë njerëzit./CNN