Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 10. TËRMETI “PARALIZON” NDËRTIMIN. PRITET ULJE E BUXHETIT PËR PUSHTETIN LOKAL

23/12/2019 8:20 PM 0 komente

Pjesa e parë

Situata post tërmet ka sjellë pasoja të rënda vecanërisht në sektorin e ndërtimit duke ngritut pikëpyetje mbi cilësinë e punimve dhe përgjegjshmërinë e ndërtuesve.

Për një periudhë të përkohshme, lejet e ndërtimit janë pezulluar në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Kjo ka sjellë një moment ngërci për të ardhurat e pushtetit vendor, sepse referuar të dhënave të INSTAT, bashkia e tiranës, vetëm nga taksa mbi ndërtimin, arrin të sigurojë 1/3 e buxhetit vjetor. Ky frenim pa afat, do të ndërpresë një nga zërat më të mëdhenj të të ardhurave!

Kjo situate, a do të sjellë rritje taksash në adresë të qytetarëve?

Pjesa e dytë

Paratë e kursyera shpesh investohen në pasuri të paluajtshme apo depozitohen në banka me norma interesi që shkojnë deri në 1%. Por banka e shqipërisë ka një alternativë tjetër për qytetarët, blerjen e titujve të thesarit, ose ndryshe të borxhit të qeverisë.

Nëse pyetja e ngritur lidhet me sigurinë apo garancinë e përfitimit, pergjigjet i jep drejtori i operacioneve monetare në bankën qendrore z.Marjan Gjermeni në intervistën për Monitor Ekonomi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of