Pjesa e parë
Viti i ri nis me probleme të vjetra, pasi qeveria ende nuk ka mbyllur bilancet e 2019-ës. Është e qartë se Tërmeti i 26 nëntorit do të ndikojë në zhvillimin ekonomik kombëtar. Sipas ekspertëve të fushës ekonomia do të jetë e brishtë dhe pa pritshmëri të larta. Këtë mendim e kanë jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset në kryeqytet.
Pjesa e dytë
Edhe për vitin 2020 tregu i punësimit në Shqipëri do të gjendet mes kontrastesh të forta, ku mijëra të rinjë kërkojnë një vend pune dhe ku një numër i lartë kompanish nuk gjejnë burime njerëzore të kualifikuara. Gjithashtu profesione të reja po lindin në vend, ku pjesa më e madhe është e përqëndruar në shkencat kompjuterike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.