Pjesa e parë
Pavarëisht të ardhurave ekonomike mujore, ajo që bashkon familjet shqiptare është shpenzimi i më shumë se gjysmës së buxhetit për ushqime dhe pije. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo shifër është më e lartë se vendet e rajonit dhe akoma me e madhe se mesatarja evropiane.
Monitor ekonomi udhëtoi drejt Shkupit dhe Prishtinës për të intervistuar familjet shqiptare atje dhe për të sjellë kështu një krahasim të shpenzimeve të tyre me familjet në Tiranë.
Leverdia e kostos më të ulët për ushqimet bazë, është shfrytëzuar nga qytetarët e Kukësit, të cilët edhe prej afërsisë gjeografike, u kushton më pak të bëjnë pazaret në Prizren sesa në qytetin e tyre.
Pjesa e dytë
Edhe pse bujqësia është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë, në vitin që lamë pas ajo ka njohur ritme jo të kënaqshme. Fermerët në Berat dhe Lushnje e mbyllën 2019 me protesta për mungesën e tregut duke hedhur në rrugë produktet e tyre.
Një alternativë për të shmangur këtë fenomen sipas ekspertëvë të bujqësisë është industria përpunuese ushqimore, e cila sot përbën vetëm 1% të prodhimit të brendshëm bruto.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.