Pjesa e parë
Bujqësia shqiptare po vuan prej politikave mbështetëse të qëndrueshme. Blegtorët për vitin që lamë pas, u njohën me ndryshimin e skemës subvencionuese, atë të 10 lekëve për litër qumështi, me një tavan, deri në 70.000 lekë të rinj. Përfitimi përballë kostove, është thuajse i papërfillshëm, duke bërë që fermat e vogla të shkojnë drejt mbylljes.
Pamjaftueshmëria e prodhimit të qumështit në vend, ka detyruar kompanitë përpunuese t’u drejtohen vendeve të rajonit për lëndë të parë.
Ministria e bujqësisë thotë se edhe këtë vit, skema e subvencionimit do të ndryshojë sërish. Këtë njoftim e bëri në një intervistë për Monitor Ekonomi zv.ministri i Bujqësisë z.Dhimitër Kote.
Pjesa e dytë
Të dypunësuarit, duhet të fillojnë të kursejnë disa para mënjanë, pasi në fillim të vitit të ardhshëm, do të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat. Drejtoria e tatimeve e cilëson këtë si shmangie të evazionit dhe barazi për tatimin e të njëjtës vlerë page, ndonëse dikush mund ta marrë ate, në dy ose më shumë vende pune.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.