Eurobondi, borxhi 600 milion euro
Shqipëria po përgatitet të marrë për herë të katërt një borxh tregtar. Eurobondi i kërkuar prej qeverisë, është 600 milion euro. Ekspertët thonë se, nëse kjo hua merret për të ulur borxhin e brendshëm, nuk sjell probleme për ekonominë, por e kundërta ndodh, nëse do të ketë luhatje në tregut valuator, duke e zhvlerësuar lekun.
Për këtë arsye ministria e financave duhet të jetë e kujdesshme në ndërtimin e politikave të duhura fiskale gjatë 10 vjecarit të maturimit.
Një ndryshim në ligjin e tatimit mbi të ardhurat
Ministria e financave ka kërkuar heqjen e tatimit 15%, për kalimin e pronësisë së një pasurie të paluajtshme, tek një antar i familjes. Sipas hartuesve të ligjit, ky ndryshim nuk sjell impakt negativ në buxhet, sepse bëhet për të shmangur evazionin. Për noterët, ligji i ri pritet të ketë ndikim pozitiv social, në familjet shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.