Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 19. CORONAVIRUS, KËRCËNIMI I RI PËR FRENIMIN E EKONOMISË

02/03/2020 9:00 PM 0 komente

Përhapja e shpejtë e Coronavirus po lajmëron një frenim të ekonomisë kombëtare

Virusi i ri ka vënë në pikëpyetje zhvillimin normal të ekonomisë globale dhe pasojat priten edhe në atë shqiptare. Kjo pasi Kina, vendi i origjinës i COVID-19, ka pezulluar prodhimin dhe aktivitetin tregtar prej gati 2 muajsh, duke bërë që Shqipëria të ketë vështirësi me një nga importuesit e saj më të mëdhenj.

Presidenti i shoqatës së eksportuesve, z.Alban Zusi u shpreh për Monitor Ekonomi se bizneset shqiptare do të ndjejnë së shpejti pasojat.

“Pezullimi i përkohshëm i kontakteve të drejtpërdrejta mes partnerëve do të sjellë shtyrje në kohë të kontratave. Ndërkohë që mund të kemi edhe para’ të bllokuara për blerje pajisjesh elektronike. Më pas problemet do të ndihen në ulje të konsumit të brendshëm. Në qoftë se ne kemu zëvendësuar përkohësisht produktet me tregje të tjera, rritja e kostove do reflektohet në cmimin e blerjes për konsumatorin”.

Gjithashtu nëse në Italinë fqinje, e cila është prekur tashmë nga Coronavirus, ndodh që të ketë pezullim të aktivitetit tregtar, Shqipëria do të humbasë përkohësisht një tjetër nga partnerët e saj kryesor ekonomikë.

Sipas ekspertit të ekonomisë, z.Zef Preçi agjencitë e fluturimeve, do të jenë të parat që do të njohin efektet negative të virusit të ri, e për rrjedhojë turizmi.

Si është situata në Shqipëri

Coronavirus është përhapur me shpejtësi edhe në vendet fqinje me Shqipërinë. Fatmirësisht autoritetet shëndetësore nuk raportojnë për raste pozitive nga COVID-19, por nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe vendi ynë të ketë së shpejti të prekur.

Mjeku infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero u shpreh se ky virus është shumë misterioz ende për bluzat e bardha. Sipas Piperos, do të kemi raste edhe në vendin tonë, megjithatë, janë marrë të gjitha masat e duhura në spitale.

Ministria e shëndetësisë përmes Task-Forcës ka njoftuar të gjitha rastet e testuara deri tani, si dhe prezencën e Karantinës.

Eugena Tomini, shefja e epidemiologjisë në ISHP në një intervistë për Monitor Ekonomi ritheksoi se nuk ka vend për panik, dhe se në të gjitha pikat kufitare janë vendosur mjekë për të kontrolluar pacientët me historik udhëtimi në një vend të prekur.

Këshilla kryesore e bluzave të bardha në cdo rast është thirrja telefonike në numrin 127!

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of