Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 2. Turizmi. Tregu i qiradhënies

29/10/2019 1:00 PM 0 komente

Pjesa e parë

Çmimet e ulëta, bregdeti dhe natyra tërhoqën këtë vit një numër rekord pushuesish. Në periudhën janar-shtator, në Shqipëri hynë 5.4 milionë turistë të huaj, ose 8 % më shumë se një vit më parë.

Turizmi në Shqipëri, ndonëse renditet në listën e preferuar të pushuesve për çmimet e ulëta dhe vendet piktoreske, duhet të investojë ende në ruajtjen e qëndrueshme të vizitorëve që të shënojë rritje, jo vetëm statistikisht, por edhe cilësisht. Ndryshe hotelet, ku bizneset kanë derdhur miliona investime, rrezikojnë të mbeten bosh!

Pjesa e dytë

A keni në plan të blini një shtëpi për ta dhënë me qira? Përpara se të nxitoni, analiza e parë që duhet të bëni është se për sa vite do ta ktheni mbrapsht këtë investim nëpërmjet pagesave mujore që do të merrni nga qiramarrësit.

Në vendet e zhvilluara, investimi konsiderohet me leverdi, kur kthimi ndodh brenda 15 vitesh.

Po në Shqipëri, a ka shumë njerëz që blejnë shtëpi për këtë formë investimi? Sa e leverdishme është kjo?

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of