Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 21. CORONAVIRUS FRENON EKONOMINË. 20 MLN EURO HUMBJE NGA FLUTURIMET

17/03/2020 4:00 PM 0 komente

Ekonomia kombëtare kërcënohet prej COVID-19

I gjithë globi është nën pushtetin e Coronavirus. Pandemia botërore, tashmë prezente edhe me viktima në Shqipëri, siç pritej ka nisur të gjunjëzojë edhe ekonominë tonë kombëtare.

Fillimisht kane qenë linjat ajrore të udhëtimit, të cilat kanë pësuar goditjen e parë, ku vetëm për muajin mars, llogaritet që humbjet të kapin shifrën e rreth 20 milionë eurove. Më pas vjen turizmi, Agim Mehmeti administrator i Vas Tour Operator, thotë se prej COVID-19 janë anuluar prenotimet e paketatve turistike për periudhën e verës, e më tej.

Gjithashtu edhe sektorë të tjerë të ekonimisë qe lidhen me shërbimin, apo me prodhimin, jane duke punuar me staf të reduktuar dhe mendojnë për mbylljen e aktivitetit gjatë muajit prill.

Masat e rrepta që ka ndërmarrë qeveria për të shmangur përhapjen e COVID-19, po sjellin bilance negative të paparashikueshme, për sipërmarrësit shqiptarë.

Puna nga shtëpia, alternativa e re për punonjësit në kohën e karantinimit.

“Smart Working” apo puna nga shtëpia është alternativa që po praktikohet tashmë në Shqipëri për të shmangur përhapjen e COVID-19. Shumë kompani kanë vënë në zbatim këtë formë të re të punës, e cila redukton kontaktet fizike mes punonjësve. Roden Pajaj, drejtor i burimeve njerëzore pranë Deloitte, thotë se duke u përmbushur disa kushte kjo mund të jetë e ardhmja për shumë sektorë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of