Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 22. COVID-19, VIRUSI QË PO NDAL GLOBIN ME BILANCE EKONOMIKE NEGATIVE

24/03/2020 3:00 PM 0 komente

Coronavirus ka ndalur zhvillimin ekonomik

COVID-19 godet ekonominë globale, duke shtrirë pasojat edhe në ekonominë tonë kombëtare.
Tregtia me shumicë e pakicë, si dhe derivatet që rrjedhin prej këtij sektori e kanë ulur në minimum rendimentin e tyre. Kur nuk ka lëvizje, nuk ka blerës, nuk ka tregëti, nuk ka shërbim, e rrjedhimisht as likuiditet.

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto thotë për Monitor se e ardhmja e sipërmarrjeve familjare është falimenti.

Ndërkohë, turizmi shqiptar që sapo kishte filluar të bëhej prezent për pushuesit e huaj, këtë vit nuk është kursyer nga coronavirus. Muhamed Kurmemi, administrator i një rrjeti hotelesh në Golem, thotë se për verën 2020 janë anuluar të gjitha rezervimet.

Nga ana tjetër pasojat psikologjike të Coronavirus do të jenë të shtrira në kohë dhe padyshim me ndikim tek të gjithë sektorët e ekonomisë.
Për momentin ana pozitive e përhapjes së shpejtë të COVID-19 është vetëm reduktimi i ndotjes në atmosferë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of