Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 30. Turizëm kërkojnë, mundësi zhvillimi nuk japin. Punëtorët ende pa paga

18/05/2020 8:20 PM 0 komente

Hapja e kufijve emergjente për zhvillimin e turizmit

Pandemia ka vendosur rregulla të reja në cdo sektor dhe këtyre rregullave nuk i kanë shpëtuar as plazhet. Ndonëse nuk ka një datë zyrtare se kur do të çelet sezoni turistik, strukturat hoteliere po vijonë nga puna, për të pritur pushuesit e parë. Sipas aktorëve të tregut, turizmi është sektori me nevoja më urgjente dhe i vetmi që mund t’i japë frymëmarrje ekonomisë pas daljes nga gjendja e fatkeqësisë natyrore. Sipas drejtoreshës së turizmit znj.Rovena Mocka, vijojnë diskutimet me rajonin për një hapje të koordinuar të kufirit tokësor

Rivieria shqiptare tërheq investitorët e huaj

Tregu imobiliar edhe në kohë pandemie nuk ka njohur frenim. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme këtë periudhë madje është vënë re dhe një rritje e kërkesës për shtëpi me qera si opsion për të kaluar ditët e karantinës pranë detit. Në qytete si Durrësi dhe Saranda ndonëse ka rënë interesi i banorëve vendas për të blerë apartamente, tregu po dominohet nga investitorët e huaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of