Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 31. Covid-19 ndryshoi mënyrën e të bërit biznes. Po pas pandemisë?

25/05/2020 8:20 PM 0 komente

Kompanitë shqiptare duhet të përqafojnë revolucionin teknologjik

Hapja graduale e bizneseve ka reflektuar një përshtatje të re me situatën post pandemike. Shumë sipërmarrje kanë ndjerë pasoja të rënda ekonomike gjatë kësaj periudhe, e të tjera kanë përshtatur prodhimin sipas nevojave.

Për kryetarin e shoqatës së prodhuesve z.Arben Shkodra, ky moment duhet të jetë një pikë e re kthese në mënyrën e të bërit biznes. Revolucioni teknologjik dhe vëmendja e shtuar në prodhimet vendase duhen parë me prioritet nga sipërmarrësit shqiptar. Sipas ekspertit të bujqësisë z.Ismail Beka kompanitë shqiptare duhet të forcojnë zinxhirin e sigurisë dhe bujqësia të shfrytëzojë kapcitetet natyrore.

Zyra e së ardhmes mund të jetë shtëpia

Dy muaj në karantinë shërbyen edhe si provë për “smart working”. Referuar sondazheve ndërkombëtare, pothuajse 82% e punonjësve të pyetur në 3000 biznese, ndajnë mendimin se qoftë edhe një ditë në javë do të donin të punonin nga shtëpia. Ndoshta kjo mund të jetë edhe zyra e së ardhmes. Sipas drejtorit të burimeve njerëzore në Deloitte z.Roden Pajaj, ky moment mund të shërbejë për të transformuar mënyrën si kemi punuar deri tani.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of