Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 37. Kompanitë ndryshojnë prodhimin për nevojat e Covid

06/07/2020 8:20 PM 0 komente

Fasonët ndryshojnë linjat e prodhimit

Pandemia ka goditur globalisht ekonominë dhe cdo sektor ka ndjerë humbje gjatë kësaj periudhe, aq sa parashikohet që vitin e ardhshëm të mund të rikuperohen kostot. Teksa shpesh diskutohet për normalitetin e ri, disa biznese e kanë përkthyer këtë koncept në përshtatje të prodhimit me nevojat më urgjente që ka sot tregu.

Kompanitë në industrinë e tekstileve dhe këpucëve për të mos frenuar punën, janë duke prodhuar vetëm maska, e produkte të tjera mbrojtëse për të cilat ka kërkesë të lartë. Sipas aktorëve të tregut duke marrë në konsideratë prezencën për një kohë të gjatë të pandemisë, kjo është një zgjidhje për të mos falimentuar.

Ku do të pushojnë shqiptarët këtë vit

Ditët e nxehta të korrikut nuk na kujtojnë gjë tjetër vecse plazhit. Por në një kohë të vështirë pandemie, duket se pushimet janë lënë në plan të dytë nga shqiptarët. Sipas agjencive turistike rezervimet këtë verë janë thuajse zero, duke vënë në pikëpyetje ecurinë e sektorit, i cili është një nga më të rëndësishmit për ekonominë tonë kombëtare.

Mos pasja e një date zyrtare të hapjes së kufijve, frika prej covid dhe vështirësitë ekonomike kanë larguar edhe turistët e huaj, rezervimet e të cilëve janë anuluar deri në shtator.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of