Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 4. Qeveria shtrëngon rripat për buxhetin 2020. Në pikëpyetje, rritja ekonomike. Me pasaporta në duar për festat e nëntorit

11/11/2019 8:20 PM 0 komente

Pjesa e parë

Ministria e Financave ka publikuar tabelat e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Sipas këtyre të dhënave, rritja ekonomike vendoset në pikëpyetje, pasi qeveria ka shtrënguar rripat tek investimet kapitale si rrugët, spitalet apo shkollat. Barra fiskale e biznesit mbetet e njëjtë.

Në kontrast, projektbuxheti ka rritje me 16% për pagesat e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat. Ndërsa parashikon financim zero për rritjen e pagave të administratës.

Pjesa e dytë

Nëntori, ndryshe, konsiderohet edhe muaji i festave për ne shqiptarët. Datat e veçanta 28 dhe 29 padyshim vishen kuqezi, por edhe me pasaporta në duar. Shqiptarët preferojnë t’i kalojnë anekënd botës festat kombëtare.

Për shkak edhe sesi kanë përkuar në kalendar këto ditë, punonjësit e administratës shtetërore kanë bërë të parët rezervimet. Agjencitë turistike u shprehën për “Monitor” se kërkesat kanë qenë tepër të larta.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of