Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 6. Kompanitë në krizë për punonjës! Si do të jetë e ardhmja e çmimeve të banesave?

25/11/2019 8:20 PM 0 komente

Pjesa e parë

Emigracioni i shqiptarëve po sjell problematika në ekonominë e vendit. Tendenca e dy viteve të fundit njihet si “ikja e trurit”. Pothuajse 40% e të larguarve gjatë 2018 janë njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar.

Dy punëdhënësit më të mëdhenj në vend, si kompanitë fasone dhe ato të call center, po ndiejnë mungesën e burimeve njerëzore.

Por edhe sektorë të tjerë si shëndetësia, IT, inxhinieria etj., kanë të njëjtin problem.
Përballë këtij fenomeni, kompanitë në vend dhe agjencitë e punësimit kanë një alternativë të re, zëvendësimin e burimeve njerëzore me shtetas të huaj. Në disa sektorë kanë nisur punësimet e para me punonjës nga Afrika dhe Azia.

Pjesa e dytë

Numri i apartamenteve po shtohet dhe po ashtu, çmimet kanë shënuar rritje, ndërkohë që kërkesa po shfaq tendencë rënëse.

Me numrin e lartë të banesave dhe me rënien e kërkesës për t’i blerë ato, si pritet të jetë ecuria e çmimeve të apartamenteve? A ia vlen të blesh një banesë tani, apo të presësh, me shpresën se ato do të bëhen më të lira në të ardhmen?

Agjencitë imobiliare dhe ndërtuesit japin alternativat e tyre. Megjithëse thonë se tregu është i paparashikueshëm në këtë sektor, duke e bërë disi të vështirë zgjedhjen për të blerë tani, apo të kursesh nëse pas disa vitesh do të ulen vlerat e shitjeve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of