Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 7. Tërmeti gjunjëzon vendin! Pesha e Durrësit në ekonomi.

02/12/2019 8:20 PM 0 komente

Pjesa e parë

Shqipëria gjunjëzohet nga tërmeti më shkatërrues i 100 viteve të fundit. Jetë të humbura, godina të shkatërruara, pallate e shtëpi të pabanueshme. Këto janë pamjet që do të duhet kohë të shuhen nga kujtesa e gjithsecilit.

Ndonëse është shumë shpejt për të bërë një vlerësim paraprak të dëmeve, bilanci duket fatal për vendin me të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë, me vetëm 30% të mesatares europiane.

Ndërtuesit flasin për shifra në rendin e 500 milionë eurove, ndoshta dhe më shumë, por do të duhet kohë derisa përmasat e vërteta të kësaj katastrofe të qartësohen. Me tragjedinë e shkaktuar dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që detyron qeverinë të kompensojë 100% dëmet, buxheti do të duhet të rishikohet tërësisht, duke alokuar pothuajse të gjitha burimet në rindërtimin e objekteve të shembura.

Pjesa e dytë

Durrësi ka një peshë të rëndëshishme duke zënë 10% të Prodhimi të Brendshëm Bruto. Ai mund të konsiderohet edhe “qyteti i turizmit” pas hovit qe ka marrë ky sektor në vitet e fundit.

Problematika, që u vu re qartësisht pas tërmetit, janë ndërtimet pa kriter dhe me cilësi të dobët. Agjencia e legalizimeve raporton për 70 mijë objekete të ndërtuara pa leje në këtë qytet.

Ndonëse ende nuk ka një listë të të gjitha dëmeve të tërmetit, mijëra familje kanë mbetur në qiell të hapur. E pas shtëpive që u shembën pyetja që ngrihet është për numrin e atyre të siguruara, dhe si do të marrin dëmshpërblimet këta banorë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of