Pjesa e parë
Dhoma e tregtisë dhe e industrisë në Durrës është shprehur se janë mbi 1000 biznese të dëmtuara, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm, kanë kërkuar të kalojnë në status pasiv, për shkak të pezullimit të punës.
Pas tërmetit, pritet që ky qytet të goditet tek shtylla më e fortë e ekonomisë së tij, TURIZMI. Agjencitë turistike, thonë se rezervimet për fundvit, janë anuluar dhe se shihet me pesimizëm edhe sezoni veror. Më shumë se gjysma e ekonomisë lokale furnizohet nga ky sektor që për vitin e ardhshëm duket se do të pësojë një stanjacion.
Pjesa e dytë
Tërmeti ka sjellë pasoja të dukshme jo vetëm në godina pallatesh, por edhe trauma psikologjike tek njerëzit. Ndonëse jemi në muajin e festave, kjo situate ka zbehur dëshirën për argëtim, si edhe për të bërë blerje të mëdha. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor kjo gjendje kërkon kohë që të kalojë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.