Emisioni “Monitor ekonomi” nisi rrugëtimin e tij, këtë të hënë, në ekranin e “News24”.
Në pjesën e parë u ndalëm te biznesi i vogël dhe arsyet që po i çojnë ato drejt mbylljes.
Pas një ankete të kryer mes 100 aktiviteteve tregtare rezultoi se kostot e larta, paqëndrueshmëria ekonomike, emigracioni dhe arsyet shëndetësore, kanë detyruar bizneset të çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Për këtë situatë, detajet na i japin ekspertët e intervistuar.[lexoni]
Në pjesën e dytë u ndalëm në aktivitetin fizik, ku sipas Eurostat ne jemi popullsia më dembele në Europë. 80% e shqiptarëve nuk kryejnë asnjë lloj aktiviteti fizik dhe durrsakët janë qytetarët që zënë vendin e parë për këtë [lexoni]. Paralel me këtë situatë, kemi dhe sëmundjet kardiovaskulare, të cilat kryesojnë listën e shkaqeve të vdekjeve në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.