Monte dei Paschi emeton aksione për të shlyer borxhin; Thesari italian aksioner në bankë

02/07/2015 10:12 AM 0 komente

Thesari italian u bë aksionar në Monte dei Paschi di Siena të mërkurën pasi banka e shpëtuar emetoi aksione të reja ekuivalente me 4 për qind të kapitalit të saj në mënyrë që të paguajë interesat borxh ndaj shtetit.

Huadhënësi i tretë më i madh i talisë nga numri i degëve tha në një deklaratë se Thesari është angazhuar të mos i shesë aksionet për një periudhë prej 180 ditësh.

Monte dei Paschi u shpëtua me më shumë se 4 miliard euro ndihmë shtetërore në formën e kredive të veçanta, pasi u godit nga kriza e zones së euros dhe skandali i derivateve.

Ajo ka përdorur të ardhurat nga 3-miliard euro kesh të grumbulluara së fundi për të shlyer ndihmën, por pagesat e interesit mbi kreditë e shtetit për vitin 2014 kërkoheshin në aksione.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of