Shërbimi i Investitorëve Moody’s deklaroi se ka ndryshuar perspektivën për Rumaninë nga stabël në negative, duke konfirmuar emetuesin afatgjatë dhe të huaj “Baa3”, si dhe vlerësime të pagarantuara, raportoi Trading Economics.
Një nga nxitësit kryesorë për ndryshimin e perspektivës është përkeqësimi strukturor i financave publike, i shoqëruar nga një rritje e detyrimeve afatgjata që lidhen me reformën e pensioneve në vitin 2019, deklaroi Moody’s, në një njoftim për shtyp.
Agjencia shprehu gjithashtu shqetësimin për përkeqësimin e pozitës së jashtme të vendit për shkak të rritjes së borxhit të huaj afatshkurtër, që rrit cenueshmërinë e vendit ndaj rreziqeve të ardhshme.
Më 17 prill, Fitch Ratings gjithashtu rishikoi perspektivën e Rumanisë nga negative në stabël, duke konfirmuar emetuesin afatgjatë të monedhës së huaj dhe vendase në “BBB-“, raportoi Trading Economics.