Ministria e Mjedisit zhvilloi konferencën “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve” në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisiit, Z. Lefter Koka Zv/Kryeminstri i vendit, Z. Niko Peleshi, kryebashkiakë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, rektorë, dekanë, profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisorë si edhe studentë.
Pasi solli në vemendje moratoriumin e pyjeve, por edhe projektlgijtin e ri të pyjeve që pritet të miratohet së shpejti, në fjalën e tij Ministri Koka iu drejtua përfaqësuesëve të pushtetit vendor duke kërkuar prej tyre që të mendojnë më shumë për pyjet dhe mjedisin në tërësi: ”Investimi ne mjedis shkon përtej 1 mandati- tha Ministri Koka- Menaxhimi i pyjeve dhe mbetjeve duhet të jetë në prioritetin e përditshmërisë tuaj si Kryebashkiakë”
Duke iu referuar situatës së trashëguar në mjedis, Ministri Koka theksoi se të gjithë duhet të punojnë për të rikthyer besimin tek qytetarët. “Me universitetin dhe pushtetin vendor duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë për të rikthyer besimin te qytetarët. Ligjet që bëjmë duhet të jenë të aplikueshme e të zbatueshme me qëllim ruajtjen e Mjedisit.” u shpreh Ministri Koka.
Zv/Kryeministri i vendit, Z. Niko Peleshi theksoi se ka ardhur koha që të mendohet më shumë për mjedisin :“Sot natyra dhe mjedisi është një çështje ndërkombëtare. Sot e gjithë bota përballet me probleme të mëdha të ngrohjes globale Shumë herë më të mëdha janë problemet e mjedisit në vendin tonë. Para se të flasin se kush është rruga e re në raport me pyjet, unë gjithmonë besoj se duhet ta njohim fajin tonë. Vetëm 10 vitet e fundit janë shkatërruar 200 mijë hektarë pyje dhe 260 hektarë janë pyllëzuar. Për 10-15 vite do t’u lëmë trashëgimi një Shqipëri totalisht të zhveshur. Të bashkëpunojmë për çështje si mjedisi, pasi janë çështje që politika nuk i zgjidh dot kollaj. Është koha për të vënë në shinat e duhura territorin në vendin tonë dhe më në veçanti pyjet, e për këtë i besojmë forcës dhe përgjegjshmërisë së Kryetarëve të Bashkive”- tha Zv/Kryeministri Peleshi.
Në emër të përfaqësuesëve të pushtetit vendor, Kryebashkaiku i Kolonjës, Z. Arben Malo përshëndeti shpalljen e moratoriumit 10- vjecar të pyjeve si dhe përgatitjen e projektligjit të ri të pyjeve duke sjellë vizionin e bashkisë së tij mbi politikat lokale mjedisore.
Konferenca vijoi me prezantimin e studimeve mbi gjendjen e trashëguar të pyjeve në vendin tonë,.situatën atktuale, ndikimin pozitiv që pritet nga zbatmi i moratoriumit 10- vjecar të pyjeve etj Shefi i Departamentit të Pyjeve në UBT, Prof. As, Dr. Elvin Toromani hodhi tezat dhe idetë mbi strategjinë që duhet ndjekur për rigjenerimin e fondit pyjor në mbarë vendin..
Pasi bëri një pasqyrë të fakteve që cuan drejt shkatërrimit të sipërfaqes pyjore duke ndikuar edhe në florën dhe faunën shqiptare, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, z. Mynyr Koni vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë midis universitetit dhe Ministrisë së Mjedisit në fushën e pyjeve.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, ambjentalisti Xhenal Mato në fjalën e tij theksoi suksesin e moratoriumit të gjueitisë duke vënë në pah edhe sfidën që sjell moratoriumi 10- vjecar i pyjeve.
Të pranishmit në konferencë përshëndetën faktin se takimi mlbodhi bashkë të gjithë zërat në fushën e mjedisit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.