Rendimenti i bonove dyvjeçare të thesarit qëndron pranë 5%, ndërsa investitorët përgatiten për rritje të mëtejshme të normës së Fed.
Një ortek të dhënash për inflacionin gjatë muajit të kaluar, ka rritur kostot e huamarrjes së SHBA në pikën më të lartë në një dekadë e gjysmë, duke intensifikuar debatin se sa duhet të rriten më tej normat e interesit, për të frenuar rritjen e çmimeve të konsumit.
Yield-i i bonove dyvjeçare të thesarit arriti në 4.94% ditën e enjte, një nivel i arritur për herë të fundit në vitin 2007, përpara krizës financiare globale. Yield-et për obligacionet 10-vjeçare dhe 30-vjeçare këtë javë, lëvizë nga norma 4% për herë të parë që nga nëntori.
Lëvizjet pasojnë javë të tëra të të dhënave të pandërprera, që tregojnë se inflacioni në SHBA po i tejkalonte pritshmëritë e ekonomistëve, duke ushtruar presion mbi Rezervën Federale për të dyfishuar përpjekjet për të ulur rritjen duke rritur normat e interesit.
Më e fundit në vargun e të dhënave të inflacionit, ishte një raport i publikuar të enjten që tregoi se kostot e punës për njësi, kostoja mesatare e punës për njësi të prodhimit, u rritën 3.2% në bazë vjetore në tremujorin e fundit, rishikuar nga një vlerësim i mëparshëm prej 1.1%.
Javën e kaluar, pati një përshpejtim në matësin e preferuar të inflacionit nga Fed, indeksi i çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal, rritje mujore 0.6% në janar, nga 0.2% në dhjetor. Në fillim të shkurtit, SHBA raportoi se indeksi i çmimeve të konsumit në janar, ishte ulur më pak nga sa kishin parashikuar ekonomistët.
Shkaku fillestar për shitjen e obligacioneve ishte një raport i vendeve të punës në SHBA më 3 shkurt, që thoshte se më shumë se gjysmë milioni punëtorë ishin punësuar në janar, gati tre herë më shumë se sa prisnin ekonomistët. Të marra së bashku, të dhënat ekonomike kanë shkatërruar shpresat se Fed së shpejti do të jetë në gjendje të ndalojë rritjen e normave të interesit.
Perspektiva për kostot e huamarrjes do të jetë në fokus javën e ardhshme, ndërsa kryetari i Fed, Jay Powell, do të flasë para Kongresit, vetëm disa ditë përpara raportit të ardhshëm të vendeve të punës, në të cilin SHBA pritet të raportojë se 215,000 njerëz u punësuan në muajin shkurt.
Të enjten, guvernatori i Fed-it, Christopher Waller tha se nëse të dhënat për inflacionin dhe vendet e punës qetësohen, ai do të mbështeste një kulm të normave të interesit midis 5.1-5.4%, nga nivelet aktuale prej 4.5-4.75%. Por, nëse të dhënat vazhdojnë të jenë shumë të larta, “gama e objektivit të politikës do të duhet të rritet edhe më shumë këtë vit”, tha ai.
Tregjet e kontratave future, tregojnë se investitorët tani po vënë bast se norma e politikës kritike të Fed do të arrijë në 5.45% në shtator, përpara se të bjerë pak në 5.33% në fund të vitit, vlerë më e lartë se parashikimi i fundit i Fed prej 5.1%, i lëshuar në dhjetor. Në fillim të shkurtit, tregjet kishin qenë në një kulm të normave në tremujorin e dytë, pak më poshtë se 5%, me dy ulje të normave të interesit deri në fund të 2023.
Elasticiteti i ekonomisë së SHBA-së u dëshmua nga të dhënat për rënien e nivelit të papunësisë më 24 shkurt. Shifrat javore të regjistrimit të të papunëve kanë qenë më pak se 200,000 që nga fillimi i janarit, ndërsa pjesa më e madhe të vitit të kaluar qëndroi mbi atë nivel. Të dhënat më të forta të vendeve të punës sugjerojnë presion në rritje mbi pagat, një nxitës i madh i inflacionit.
Fed do të mblidhet më 21-22 mars. Ekonomistët presin që banka qendrore të rrisë normën e saj bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke u përputhur me rritjen e njoftuar në mbledhjen e saj muajin e kaluar. Norma e rritjes është më pak se 0.5 0.75 pikë rritje, që Fed zbatoi disa herë vitin e kaluar.
“Fed ka një problem, sepse tashmë e ka ulur vlerën në 0.25 pikë përqindjeje. Status quo-ja nuk funksionon për bankën qendrore të SHBA tani,” tha Ajay Rajadhyaksha, drejtues në Barclays. / Financial Times