Mos u përpiqni të bëheni, nëse nuk jeni, një njeri mëngjesi

05/08/2020 6:17 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Tim Cook zgjohet në orën 3:45 të mëngjesit. CEO i Pepsi, Indra Nooyi, çohet në 4:00. Bob Iger, CEO i Disney, në 4:30.

Jack Dorsey fle deri në 5:30. Po kështu bën edhe Richard Branson.

‘Bufët e natës’, rrallë kanë reputacion të mirë. Sepse, thuhet se: Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët.
Eh, të paktën disa prej tyre e bëjnë këtë gjë.

Adam Grant, psikolog dhe profesor në Wharton School of the University of Pennsylvania, i specializuar në psikologjinë organizative, thotë: “Njerëzit më të suksesshëm në botë nuk shqetësohen për orën se kur zgjohen të tjerët. Ata zgjohen dhe punojnë sipas ritmit që u vjen për mbarë”.

Shkenca bie dakord. Ndërkohë që ju mund të mendoni se të bëheni një zog i mëngjesit është thjesht një çështje vullneti dhe këmbëngulje, kërkimet tregojnë se sido që të jeni – një zog mëngjesi apo një buf nate – është kryesisht biologjike. Thuajse gjysma e kronotipit tuaj – ora juaj e brendshme e trupit – është e trashëguar.
Merrni për shembull ritmi circadian – procesi që rregullon ciklin gjumë – zgjim. Mesatarisht, orët tona biologjike funksionojnë në një cikël prej 24,2 orësh.

Por disa njerëz, kanë orë të brendshme që zgjasin më shumë se 24,2 orë – gjë që do të thotë se, me kalimin e kohës, flenë natyrisht më vonë dhe zgjohen më vonë. Me pak fjalë, ata nuk vendosën të jenë bufë nate. Ata janë bufë nate. Kjo është mënyra se si janë ndërtuar. Dhe është në rregull.

Ndërkohë që studimet tregojnë se njerëzit e mëngjesit kanë tendencën të jenë më këmbëngulës dhe planifikues më të mirë – bufët e natës janë më të aftë në testet që masin kujtesën, shpejtësinë e përpunimit dhe aftësinë njohëse. Bufët e natës janë edhe më krijues. Dhe çuditërisht, ata kanë pak më shumë sukses financiar.

Pra, nëse dëshironi t’i vini vetes objektiva të mëdhenj, a duhet të përpiqeni të bëheni një njeri mëngjesi? Apo, nëse doni të bëheni më i hapur ndaj përvojave të reja, a duhet të përpiqeni të bëheni një buf nate?

Jo! Duhet të jeni ata që jeni – mjaft u përpoqët të bëheni diçka që nuk jeni. Njerëzit e suksesshëm që ngrihen herët në mëngjes nuk kanë domosdoshmërisht sukses sepse ngrihen herët në mëngjes; janë të suksesshëm sepse kanë përputhur orën e trupit me oraret e tyre.

Sir Richard zgjohet “herët” sepse kështu i vjen për shtat. Bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian, çohet “vonë” sepse kështu i vjen për mbarë.

Nuk ka rëndësi se kur nisni të punoni. Ajo që ka rëndësi, është se çfarë bëni gjatë kohës kur filloni të punoni dhe ndalni së punuari.

Suksesi është gjithçka që arrini. Jo momenti i ditës se kur e arrini.

*Jeff Haden, bashkëpunëtor
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of