Një studim i ri ka nxjerrë përfundimin se për të reduktuar stresin, duhet transformuar ai në kurajo..e kjo gjë arrin që të përçojë faktin se stresi mund të mos jetë aq negative sa duket, shkruan e perditshmja The telegraph.
Nga ndjesitë që ne kemi, tregon psikologu i studimit Mc Gonigal, ne duhet ta ridirektojmë stresin tonë në diçka pozitive dhe kjo gjë na redukton ndjesitë e ankthit që përjetojmë.
Duke tejkaluar ndjesitë e të qenurit i “shtypur” nën një masë të konsiderueshme stresi, ne duhet të përpiqeni të bëjmë zgjedhje më të mira, të maksimalizojmë mundësitë tona para nesh.
Diferenca e stresit pozitiv nga ai negative
– Stresi pozitiv është akut, zgjat pak minuta apo orë; stresi negative është kronik, zgjat ditë dhe vite
– Stresi pozitiv të jep autonominë në vendime, ai negative të drejton kontrollin
– Stresi pozitiv mund të rezultojë shumë eficent për të mbajtur tendosjen e duhur fizike, ai negative mund të çojë në hipertension, infarkt etj.