Mosha e daljes në pension në Greqi parashikohet të rritet gradualisht nga viti në vit.
Studimi aktuarial (statistikor) që erdhi, pas miratimit të ligjit për sigurimet shoqërore këtë jave, tregon me shumë mundësi që mosha e daljes në pension të rritet gradualisht në 72 vjet, duke filluar nga viti 2024, ku pragu do të jetë 68 vjet.
Ky parashikim bazohet në ligjin grek “Katrougalos” që merret me rregullimin e moshës së pensionit në përputhje me rritjen e jetëgjatësisë, shkruan media greke Kathimerini.
Si pas llogarive, pensioni do të vijë në moshën 69 vjeç nga 2036, 70 nga 2045, 71 nga 2057 dhe përfundimisht 72 në vitin 2066. Nga ana tjetër parashikohet që popullsia e Greqisë do të bjerë nga 10.73 milion në 2018 në 8.45 milion në 2070.