Nga 1 shtatori nis faza III e fiskalizimit, ku do të përfshihen 90,000 subjekte (kryesisht të vogla). Me nisjen e fiskalizimit përfundon edhe afati i njohjes së dokumentacionit tatimor ekzistues. Kontabilisti Sotiraq Dhamo në intervistën për Monitor Brief Insight tha se mosnjohja e faturave të pafiskalizuara do të ndikojë negativisht te bizneset që ende nuk kanë ndryshuar sistemin e faturimit.
Z. Dhamo rekomandoi nisje të fazës së fundit të fiskalizimit në momentin e përfundimit të pajisjes me certifikatë nga AKSHI të gjitha bizneseve. Detajet e plota i gjeni te intervista.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.