Moti, ARRSH: Gjendja e akseve kombëtare, ja rrugët ku duhen zinxhirë

05/02/2020 10:25 AM 0 komente

Ndryshimi i kushteve të motit dhe prezenca e rreshjeve të borës në disa zona kryesisht malore kanë bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të bëjë një panormaë të përgjithshme të gjendjes së akseve kombëtare. Sipas një njofitmi të fundit të ARRSH në rajonin veriror gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore

“Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë. Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Çerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë  kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve” njoftoi ARRSH.

Në rajonin Qendror, Autoriteti bëri me dije se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes  po punojnë për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

Reshjet e borës  në Qarkun e Korçës kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

“Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të  përkeqësimit  të motit. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of