MPB apel qytetarëve të Kosovës: Kujdes nga zjarret

14/06/2019 1:04 PM 0 komente

MPB përmes një komunikate u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që në stinë të verës të jenë vigjilentë ndaj zjarrvënieve.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkon nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë aktivë në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënëseve, thuhet në komunikatë.

Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve.

Për çfarëdo rasti luten qytetarët që të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112. (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

  • Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193;
  • Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192;
  • Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of