Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime, ku janë konfirmuar pozitivë 134 raste.
“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë”.
100 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.