Nga 820 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 127 persona, ku 75 raste i përkasin kryeqytetit.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier e Gramsh, nga 4 raste në Lushnjë e Berat, nga tre raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga dy raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga një rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec e Patos.”
Katër qytetarë kanë humbur jetën s pasojë e virusit.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Vlora, dhe tre qytetarë nga Tirana, një 59 vjeçar, një 75 vjeçar deh një 76 vjeçar me sëmundje shoqëruese”.
Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 77 32 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.