13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit nga 4051 testime të kryera.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4051
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.