15 rastë të reja janë konfirmuar me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive, 11 prej të cilave në Tiranë, tre raste në Krujë dhe një rast në Kamëz. 11 raste i përkasin kontakteve të mëparshme, ndërsa për katër rastet e tjera po vijon hetimi epidemiologjik”.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, jane testuar 35 personel shëndetësor, dhe dy raste kanë rezultuar pozitivë.
Është rritur numri i të shtruarve në spital. Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 31 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, një i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1136.
Në vendin tonë aktualisht janë 232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrësi dhe Kruja.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.