MSH: 19 raste të reja në 24 orë, një 49-vjeçar ka ndërruar jetë, raste të reja edhe në Has, Lezhë e Berat

24/03/2020 11:13 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ka shkuar në 123 numri në total i të prekurve me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja nga 74 testime të kryera. Virusi është shtrirë edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Instituti i Shëndetit Publik informon se një qytetar 49 vjeç nga Tirana, i prekur me Covid-19, ka humbur jetën.

“Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 persona.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të Spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19. Dhjetë qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 72 qytetarë
  • Durrës 8 qytetarë
  • Lushnjë 4 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 12 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korçë 9 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 2 qytetarë
  • Lezhë 1 qytetar
  • Berat 1 qytetar
  • Has 2 qytetarë

Në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of